INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Myrtezaj së shpejti me këngën e parë pas lindjes, zbulohen të gjitha detajet! [FOTO]

Xhensila Myrtezaj së shpejti me këngën e parë pas lindjes, zbulohen të gjitha detajet! [FOTO]

Publikuar më: 14:25 03-02-2019

Prej kohësh tashmë mund të themi se na ka munguar Xhensila Myrtezaj në skenën muzikore shqiptare, pasi ajo i është përkushtuar vajzës së saj të vogël, Ajka. Pak nga pak, ama duekt se krahas të qënit një nënë shumë e mirë Xhensila gjithashtu na ka treguar se muzikën nuk e braktis dot.

Ajo iu rikthye koncerteve vetëm 3 muaj pas lindjes së vajzës së saj Ajkës, por ende nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor. Pas këngës së saj të fundit “Çika Çika”, flitet se këngëtarja do të rikthehet në skenë me një bashkëpunim me Pirro Çakon.

pirro02-1024x576.jpg

 

Sipas “Prive”, klipi i këtij projekti do të xhirohet jashtë Shqipërisë, ndërsa thuhet se do të jetë një këngë më shumë klasike, sesa moderne. Titulli i këngës mbetet ende surprizë, por ajo që dihet me siguri është se kënga ndodhet në “furrë”.

Kujtojmë se projekti i saj i fundit “Çika Çika”, në bashkëpunim me Ardian Bujupin mori miliona klikime dhe u kthye shpejt në një hit.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984