INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Transformimi i madh i Besa Kokëdhimës, këngëtarja flet për herë të parë për operacionet plastike

Transformimi i madh i Besa Kokëdhimës, këngëtarja flet për herë të parë për operacionet plastike

Publikuar më: 13:06 21-04-2019

Besa Kokëdhima gjithmonë është cilësuar si një nga këngëtaret me zërin më të veçantë, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Paris.
Përpos talentit në muzikë ajo ka rënë ‘pre’ edhe të akuzave se ka bërë operacione plastike. Besa ka qenë mbrëmë e ftuar në emsionin ‘Xing me Ermalin’, e cila nuk iu ka shpëtuar pyetjeve nëse ajo vërtet ka bërë operacione plastike siç përflitet.

“Thonë që ke bërë ndërhyrje kirurgjikale, ke bërë apo s’ke bërë?, ka qenë kjo pyetja e drejtpërdrejt e Ermal Mamaqit.

Këngëtarja e njohur në një mënyrë e ka pranuar që ka kryer operacione plastike njësoj si vajzat e shoqërisë moderne.
“S’kam bërë asgjë që s’ka bërë një vajzë moderne e shoqërisë tonë. Ndihem mirë me veten. Dhe kur të vdes kam thënë që dua të më djegin dhe jo t’më mbulojnë dhe përveç kësaj gjëja më e rëndësishme, t’më rregullojnë”, është shprehur Besa.

-640-0-5cbc20aabd649.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443