INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Bes Kallaku nuk e ka ftuar Xhensilën në emision për 1500 EURO?! Flet këngëtarja: Ja si është të jesh e martuar me të! [FOTO]

Pra, Bes Kallaku nuk e ka ftuar Xhensilën në emision për 1500 EURO?! Flet këngëtarja: Ja si është të jesh e martuar me të! [FOTO]

Publikuar më: 19:49 21-04-2019

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo gëzon një martesë të lumtur me aktorin e njohur Bes Kallaku dhe së fundmi janë bërë prinder të një vajze të quajtur Ajka. Ditën e sotme, Xhensila ishte e ftuar në emisionin e bashkëshortit të saj.

Por dy kolegët e Besit, Erion Isai dhe Olsi Bylyku i kërkuan llogari atij se përse vonoi kaq shumë të sillte Xhensilën në emision.

“E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”, u shpreh Besi duke shkaktuar të qeshura në emision.

Xhensila u pyet se si është të jesh e martuar me Besin dhe nuk hezitoi të përgjigjej:

“Është martesë bio, s’ka pesticide. Ka vetëm dashuri, ka ndonjëherë keqkuptime. Besi është bio”, u shpreh ajo.

Këngëtarja më pas tregoi edhe gjërat që e bezdisin te Besi dhe ashtu siç e theksoi “nuk ka një gjë, por janë shumë gjëra”.

set.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217