INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Myrtezaj anulon koncertin? Çfarë ka ndodhur vallë…[FOTO]

Xhensila Myrtezaj anulon koncertin? Çfarë ka ndodhur vallë…[FOTO]

Publikuar më: 09:04 27-11-2017

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe simpatike për publikun shqiptarë.

E kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj e cila së fundmi  ka anuluar koncertin që kishte planifikuar të mbante në Ferizaj të Kosovës.

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja shëndetësore e këngëtares. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetet sociale ku njoftonte anulimin e koncertit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe për këtë u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që e prisnin në koncert.

"Për shkak të gjendjes shëndetësore e kisha të pamundur të vija dhe të performoja sonte në Ferizaj. Ju kërkoj sinqerisht ndjesë, por shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë, megjithëse bëra ç'mos, ishte e pamundur. Shihemi në organizimin e ardhshëm. Ndjesë edhe një herë", shkruan Xhensila në Instagram.

sefo_30.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473