INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafa në Londër. Mbështetje për Vettingun e policisë dhe operacionin “Forca e Ligjit”

Xhafa në Londër. Mbështetje për Vettingun e policisë dhe operacionin “Forca e Ligjit”

Publikuar më: 17:58 21-02-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në Londër, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë Britanikë. Operacioni Forca e Ligjit dhe VeTtingu në radhët e uniformave blu kanë qenë në fokus të bisedime, për të cilat Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë mbështetjen nga organet ligjzbatuese londineze. Pas takimit me Sekretaren e Brendshme Xhafaj shkruan në twtter se mori premtimin për bashkëpunim mes ministrive dhe policive të të dy vendeve.
Fatmir Xhafaj:
“Premtim për mbështetje konkrete nga ana e Sekretares së Brendshme Rudd, përmes një agjende intensive bashkëpunimi mes ministrive dhe policive të dy vendeve tona. Sapo përfundova një takim shumë frytdhënës me Sekretaren e Brendshme të Britanisë zonjën Amber Rudd. Vlerësim dhe besim për vizionin, lidershipin dhe programin ambicioz të MB dhe veçanërisht për Operacionin “Forca e Ligjit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775