INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Lil Wayne ndjek vetëm 1 person në Instagram dhe ajo është shqiptare. Jo Ritan, Beben, as Duan [FOTO]

Wow! Lil Wayne ndjek vetëm 1 person në Instagram dhe ajo është shqiptare. Jo Ritan, Beben, as Duan [FOTO]

Publikuar më: 10:53 04-03-2018

Të ketë diçka më shumë se “shoqëria” në Instagram vallë?

Lil Wayne është një nga reperët më të njohur amerikanë i cili numëron një sërë superhitesh në repertorin e tij dhe sigurisht që është shumë i preferuar nga publiku. Jo më kot ka rreth 7.6 milionë ndjekës në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Mund të ndiqet nga shumë persona, por ai vetë ndjek vetëm 1 dhe ajo është shqiptare. Bëhet fjalë për shqiptaro-italianen Molly Qerim, mirëpo ajo nuk e ndjek reperin.

mollyqerim.png

 

34-vjeçarja është një gazetare sportive dhe moderatore në emisionin First Take të ESPN. Ajo ka qenë prezantuse e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live. Po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

Në vitin 2011, therichest.com e kishte renditur në vend të shtatë në listën e “10 gazetareve më të bukura sportive”. Po ashtu, një vit më pas, Bleacher Report e kishte përfshirë në listën e “20 gazetareve më të bukura sportive të vitit”. Molly ishte renditur e 14-ta në listë.

mollyyy.png

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102