INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Era Istrefi publikon klipin e ri me skena të nxehta që mund ta shikoni këtu, faqja e njohur e promovon kështu! [VIDEO]

WOW! Era Istrefi publikon klipin e ri me skena të nxehta që mund ta shikoni këtu, faqja e njohur e promovon kështu! [VIDEO]

Publikuar më: 19:36 17-07-2018

Era Istrefi sapo na tregoi sa e zgjuar është! Pas suksesit në BOTËROR, publikon klipin e ri me skena të nxehta! 

Do thoni ju pse e zgjuar? Ua shpjegojmë ne! Para pak javësh Era publikoi këngën e saj më të re “Prisoner”, por pa klip. Para se të nisej për në Rusi ku do të performonte në ceremoninë hapëse të finales së Kupës së Botës, Era Istrefi xhiroi klipin e këngës në Xhamajkë, por nuk e publikoi.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për të pas performancës në Rusi, Era ka publikuar klipin e këngën “Prisoner”, një veprim i zgjuar ky nga këngëtarja shqiptare sepse në këtë mënyrë ajo do të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Në klipin e ri Era shfaqet përkrah një djali nga Xhamajka në skena të nxehta, ku herë duken si të dashuruar dhe herë zihen. Era nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga faqja e njohur “Just Jared” e cila i ka realizuar një intervistë këngëtares shqiptare ku ka folur shumë mirë për të.

 

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm. Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Jamaica për ta xhiruar videoklipin”, ka thënë ajo për faqjen e famshme “Just Jared”.

she.png

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959