INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Will Smith i dedikon fjalët më të bukura Era Istrefit, shihni si ia kthen këngëtarja shqiptare [FOTO]

Will Smith i dedikon fjalët më të bukura Era Istrefit, shihni si ia kthen këngëtarja shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 19:22 16-07-2018

Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi kanë qenë 3 artistët më të komentuar të momentit. Tre zërat fanstastik të tyre u bënë bashkë në këngën “Live It Up”, kënga përfaqësuese e kampionatit botëror Rusi 2018.

Will Smith ka bërë një postim falenderues në Instagram-in e tij për Nicky Jam dhe këngëtaren shqiptare me të cilët ndau këtë ekperiencë të veçantë. Duket se Era i ka bërë mjaft përshtypje aktorit dhe reperit të njohur aq sa ai nuk i ka kursyer komplimentat ndaj saj.

“Faleminderit Nicky Jam që më ftove në shoë-n më të madh të botës. Një përqafim të madh vëlla. Era Istrefi ti je një shpirt delikat dhe i bukur. Të vlerësoj. Vazhdo të buzëqeshësh.”,- shkruan Smith në postimin e tij.

E sigurisht që Era nuk mund të mos i kthente një përgjigje në këtë dedikim shumë të bukur dhe i tha shkurt e saktë: Faleminderit që ekziston!

willkrah.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0078999996185303