INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet në oborrin e shtëpisë 32 vjeçari

Vritet në oborrin e shtëpisë 32 vjeçari

Publikuar më: 10:38 20-03-2018

Dibra është tronditur në orët e para të ditës së sotme. Një i ri 32 vjeçar është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 në Maqellarë të Dibrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Elsi Kosiqi, i cili u vra me armë zjarri në oborrin e banesës së tij. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Sakaq, janë sekuestruar edhe prova të krimi
Njoftimi i Policisë:
“Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248