INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e avokatit grek. Shqiptarët planifikuan të zhvatnin 5 milionë euro nga klienti i Zafeiropoulos

Vrasja e avokatit grek. Shqiptarët planifikuan të zhvatnin 5 milionë euro nga klienti i Zafeiropoulos

Publikuar më: 14:23 02-11-2017

Tre të dënuarit shqiptarë kishin për qëllim të zhvatnin 5 milionë euro nga drejtori i një firme të fuqishme duke kërcënuar avokatin penal Michalis Zafeiropoulos por plani i tyre shkoi keq. Gjithçka përfundoi me vdekjen avokatit , zbuluan zyrtarët e policisë greke të mërkurën. Policia thotë se pesë persona janë përfshirë në vrasjen e Zafeiropoulos, i cili u qëllua në zyrën e tij në Athinën qendrore muajin e kaluar. Tre persona besohet se kanë dhënë urdhrin nga burgu, ndërsa dy të dyshuar e tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, vizituan avokatin në zyrën e tij. Shqiptarët ishin urdhëruar që të plagosnin avokatin duke e qëlluar atë në këmbë, tha policia, por gjërat shkuan keq dhe ata përfunduan duke e qëlluar në gjoks. Tre të dënuarit besohet të kenë paguar 20,000 euro për të plagosur Zafeiropoulos, avokatin e Aristeidis Floros, një ish-ekzekutiv i Energa Hellas, i dyshuar për shpërdorimin e miliona eurove nga firma e energjisë. Sipas policisë, dy shqiptarët i kërkuan Zafeiropulos adresat e të afërmve të Floros para se ta qëllonin. Policia gjurmoi një nga dy personat nga të dhënat e telefonit celular. Njeriu i dytë mbetet i lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0040488243103027