INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vollga” çon pas hekurave 4 trafikantë, sekuestrohen edhe 5 kg heroinë

“Vollga” çon pas hekurave 4 trafikantë, sekuestrohen edhe 5 kg heroinë

Publikuar më: 11:46 31-01-2019

Operacioni i koduar “Vollga” në Durrës ka çuar pas hekurave 3 persona që trafikonin droga të forta.

Sipas policisë së Durrësit hetimet për këtë operacion kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R. Pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, u kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, sqaron policia.

Ndërkohë theksohet se po vijon puna për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0046899318695068