INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heroinë e arsenal armësh në makinë, policia arreston tre trafikantët [VIDEO]

Heroinë e arsenal armësh në makinë, policia arreston tre trafikantët [VIDEO]

Publikuar më: 09:29 04-09-2018

Tre persona janë arrestuar gjatë natës nga policia në Tiranë, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të bërë, në një automjet policia ka kapur në flagrancë dy persona me drogë e arsenal armësh. Personi u tretë ishte i armatosur.. Operacioni u krye nga Forca e Posaçme e DVP Tiranë dhe Sektori Kundër Narkotikëve, sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri e municion luftarak.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale : - 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë” - Automjet -1 shot Gun -1 armë gjahu - 16 fishekë arme gjahu - dylbinj - fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm - 45 fishekë manovre Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : - Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë. Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271