INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet një kamion në portin e Durrësit, çfarë u gjet në brendësi

Ndalohet një kamion në portin e Durrësit, çfarë u gjet në brendësi

Publikuar më: 18:27 06-01-2019

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në portin e qytetit bregdetar.

Mësohet se 4 kg heroinë ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me konfeksione, që kishte për destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit nga policia kufitare me qenë antidrogë është bërë e mundur gjetja e çantës me heroinë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po e merr në pyetje.

Bëhet e ditur se operacioni i policisë për ndalimin e këtij rasti trafiku të lëndëve narkotike është ende në zhvillim.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553