INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin heroinë pranë poliklinikës në Vlorë, ‘Circle’ prangos 3 persona [Emrat]

Shpërndanin heroinë pranë poliklinikës në Vlorë, ‘Circle’ prangos 3 persona [Emrat]

Publikuar më: 12:43 07-07-2018

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Circle”, duke vënë në pranga 3 persona.

Janë arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët vinin nga qyteti i Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë.

Të arrestuarit janë: Jetnor Xhelaj 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (i'u sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), Reni Hasanaj 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Ata e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës, kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ”Audi”, me të cilin qarkullonin.

Materialet hetimore i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, Shitja e Narkotikëve” dhe “Falsifikimi i Monedhave”.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713