INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Godet ‘Forca e Ligjit’, sekuestrohen pasuritë e një të dënuari [Emri]

Godet ‘Forca e Ligjit’, sekuestrohen pasuritë e një të dënuari [Emri]

Publikuar më: 13:37 07-07-2018

Policia e Fierit ka sekuestruar pasuritë e një personi, i cili është i dënuar me 9 vjet burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u sekuestruan pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete në emër të Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:

• Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
• Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
• Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndërtim.
• Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
• Dymbëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777