INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjeshta e vërtetë nisi! Sinoptikanët na orjentojnë me zonat ku shiu s'do ndalet

Vjeshta e vërtetë nisi! Sinoptikanët na orjentojnë me zonat ku shiu s'do ndalet

Publikuar më: 22:31 23-09-2019

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive që kanë rënë gjatë ditës së sotme në vend do vijojë moti në orët e ardhshme. 

Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën me dije se reshjet intensive do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë. Përmirësimi i motit do të ndodhë pasditen e së martës.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 20.0mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek. Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102