INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e keqe në vend/ ARRSH njofton mbi situatën dhe akset problematike [FOTO]

Situata e keqe në vend/ ARRSH njofton mbi situatën dhe akset problematike [FOTO]

Publikuar më: 11:12 23-02-2019

Nisur nga situata e motit në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon të gjithë drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ARRSH, njofton duke e shoqëruar me imazhe, situatën e keqe në vend.

Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit. ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

"Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.
Komoanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore",- shkruan ARRSH në rrjetet sociale.

1.jpg4.jpg3.jpg2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003223180770874