INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

Publikuar më: 11:03 23-02-2019

Një inspektor i forcave zjarrfikëse në Tiranë u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, me inicialet L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094