INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Venezuela në prag të luftës civile, vriten 2 persona në kufi me Brazilin

Venezuela në prag të luftës civile, vriten 2 persona në kufi me Brazilin

Publikuar më: 10:51 23-02-2019

Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat thonë se forcat e sigurisë së Venezuelës hapën zjarr ndaj një grupi civilësh.

Këta të fundit tentuan të pengojnë bllokimin e kufirit nga ana e forcave ushtarake. Një ditë më parë u raportua se lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaidoishte larguar nga Karakasi të enjten, së bashku me 80 ligjvënës, për të marrë ushqim dhe ilace në Kolumbi për popullin e tij.

Mirëpo presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, i cili mohon faktin se Venezuela është në krizë ekonomike, ka thënë të enjten se është duke konsideruar mbylljen e kufirit me Kolumbinë, si dhe do të mbyllë edhe kufirin me Brazili. Guaido, i cili është njohur nga një varg shtetesh si president i përkohshëm i këtij shteti, është zotuar se do të sigurojë ndihmat humanitare përmes kufirit me Kolumbinë.

Qeveria e Brazilit po ashtu është zotuar se do të dërgojë ndihma përmes disa kamionëve, të cilët i ka siguruar Guaido.

Mirëpo Maduro i ka cilësuar këto veprime si “provokim”. Ai ka thënë në disa komente televizive se planet e opozitës kanë për qëllim që të dëmtojnë qeverisjen e tij. Por situata degjeneroi në përleshje mes dy kampeve politike, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102