INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerrit nga tërmeti i zuri vendin moti i keq/ Rrebeshe, përmbytje, erë e fortë dhe rrufe...[FOTO]

Tmerrit nga tërmeti i zuri vendin moti i keq/ Rrebeshe, përmbytje, erë e fortë dhe rrufe...[FOTO]

Publikuar më: 22:15 23-09-2019

Vjeshta e vërtetë erdhi këtë mbrëmje! Vendi u përfshi nga reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me stuhi, erë dhe rrufe.

Në Tiranë janë regjistruar shumë dëme. Reshjet e dendura të shiut kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit të Lanës. Në disa zona të Tiranës u bllokua për disa minuta trafiku, rrugët dhe trotuaret u mbushën më ujë.

Disa pemë janë thyer dhe shkulur nga erërat e forta. Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka bërë thirrje banorëve të kufizojnë qarkullimet me automjete dhe lëvizjet në këmbë në rrugët e kryeqytet, pasi rrugë po pastrohen.

Ai thekson se të gjithë bashkë do të kalojnë me sukses edhe këtë moment të papritur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën zonën Durrës-Tiranë.

bashhhh.jpg

peme.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494