INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shirat e rrëmbyer, Serbia në gjendje të jashtëzakonshme [VIDEO]

Shirat e rrëmbyer, Serbia në gjendje të jashtëzakonshme [VIDEO]

Publikuar më: 14:00 04-06-2019

Moti i keq me shira të rrëmbyer ka përfshirë një pjesë të madhe të rajonit të Ballkanit.

Disa qytete në Serbi kanë shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë sjellë përmbytje.

Mediat vendase raportojnë se në Kralevë lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe uji ka hyrë në shumë shtëpi.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Kniq, si dhe në pothuajse të gjitha fshatrat në atë pjesë.

Përveç kësaj, Forcat e Armatosura Serbe janë shprehur të gatshme që me ftesë të Shtabit të Krizave të angazhojnë të gjithë makinat dhe personelin në dispozicion për të ndihmuar banorët në zonat e përmbytura.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713