INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kampionati i bebeve, garuesit më të fortë në garë [VIDEO]

Kampionati i bebeve, garuesit më të fortë në garë [VIDEO]

Publikuar më: 14:34 04-06-2019

Rreth 25 foshnje morën pjesë në kampionatin e 20 të përvitshëm në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius.

Të gjithë të moshës nga 7 muajsh deri në 1 vjeç, bebet konkurruan në një trajektore të mbuluar me tapet 5 metra të gjatë, me prindërit që i prisnin dhe thërrisnin nga vija e “finish”-it, të “armatosur” me kafshë pellushi dhe biskota, telekomanda televizori apo telefona celularë.

Disa garues, teksa ecnin këmbadorazi humbën terren, pavarësisht se në fillim kryesonin, pasi thjesht menduan të uleshin afër vijës së “finish”-it dhe të shikonin përreth, ndërkohë që të tjerë nuk mundën as të kalonin vijën e nisjes.

Prindërit sic duket edhe në video i shtynin të ecnin sa më shpejt ose i gënjenin me ëmbëlsira.

Fituesi i garës së këtij viti ishte Ignas Dovidaitis, që do ta festojë ditëlindjen e tij të parë pas dy javësh.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488