INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Klevis Balliu: Duam qeveri teknike, pa Ramën dhe opozitën [VIDEO]

KafeIN/ Klevis Balliu: Duam qeveri teknike, pa Ramën dhe opozitën [VIDEO]

Publikuar më: 14:27 04-06-2019

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu i ftuar në emisionin "KafeIN", në intervistën me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se opozita jashtë parlamentit nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike pa Ramën dhe madje pa opozitën që ai përfaqëson.
Sipas tij, keqqeverisja socialiste është arsyeja e pjesëmarrjes së lartë në protestat e organizuara nga opozita.
“PS duhet të distancohet nga Edi Rama, sepse ai nuk e përfaqëson atë por organizatën “Rilindja”. Zgjidhja është vetëm një, dorëheqja e Ramës është kusht i parevokueshëm. Në 2017, ne bëmë marrëveshje dhe ai I vodhi zgjedhjet.
Pse nuk bëri marrëveshje me banorët e Unazës? Cfarë marrëveshje bëri me studentët. Rama nuk i zbaton marrëveshjet”, tha ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
Sipas Balliut, në protestën e radhës nuk do të ketë më fjalime por qeveria duhet t’i kthejë përgjigje kërkesave të qytetarëve.
“Nëse qeveria i provokon, ne nuk mund t’i përmbajmë më. Letrat publike të Ramës ku ofendon protestuesit kanë shkaktuar reagim te masa që proteston cdo herë me opozitën”, tha Klevis Balliu.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951