INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Olsi Nika: Park Kombëtar në Vjosë, është lumi i fundit “i egër” në Evropë  [VIDEO]

KafeIN/ Olsi Nika: Park Kombëtar në Vjosë, është lumi i fundit “i egër” në Evropë [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 04-06-2019

Për aktivistët e mjedisit, lugina e Vjosës është një aset që nuk duhet humbur, si lumi i fundit “i egër” në Evropë.
Ata i kanë propozuar qeverisë që luginën e Vjosës ta shpallin Park Kombëtar.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, Olsi Nika aktivist mjedisi, tha se në një tryezë të afërt, do t’i kërkojnë ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi të shqyrtojë me kujdes këtë propozim pasi miratimi i saj kërkon vullnet politik.
Nika ka përmendur disa përfaqësues të pushtetit vendor sic është kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi si mbështetës të kësaj ideje, por sipas tij kjo gjë pengohet në qendër.
“Si të gjithë lumenjtë, edhe Vjosa vuan dëmet e dorës së njeriut sic janë mbetjet, por të gjithë problematikat zgjidhen përvecse nëse ndërtojnë diga në të”, tha aktivisti Olsi Nika.
Efekti i digave sipas tij, rrezikon prishjen në mënyrë të pakthyeshme të gjitha dinamikat e lumit, ekosistemi.
Nika tha se janë ndërtuar deri më tani 8 hidrocentrale dhe në plan janë 42 marrëveshje koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Vjosës.
“Këto janë plane të para viteve ’90 që shfaqen dhe rishfaqen me ndryshime të vogla”, tha aktivisti i mjedisit Olsi Nika.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498