INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Sot homazhet për Muhamet Likon, drejtori i teatrit: Humbja e papritur, e prisnim në skenë [VIDEO]

KafeIN/ Sot homazhet për Muhamet Likon, drejtori i teatrit: Humbja e papritur, e prisnim në skenë [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 04-06-2019

Humbja e jetës së një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko, ka prekur mbarë artistët dhe artdashësit shqiptarë.
Në një lidhje telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN”, drejtori i teatrit “Petro Marko” në Vlorë, Dhimitraq Furxhi tha se sot do t’i jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit por vepra e tij në skenë do të jetë e paharruar.
“Një ditë para se të largohej drejt Italisë për vizitë shëndetësore, ai luajti në skenë në premierën e re me regji të Haxhi Ramës dhe po atë ditë i uroi mirëseardhjen në teatër brezit të aktorëve të rinj të teatrit të Vlorës.

Ishte një vdekje e papritur”, tha drejtori Furxhi.
Furxhi tha se lajmi ishte i papritur pasi Muhameti bashkë me parodistët e tjerë kishin bërë plane për sezonin e verës për të vënë në skenë pjesë të tjera humoristike.
“Edhe qytetarët e Vlorës nuk e besonin lajmin e vdekjes. Ne do e mbajmë mend si një njeri të rrallë, aktor të talentuar, njeri punëtor dhe serioz në profesionin e tij”, tha ndër të tjera drejtori i teatrit të Vlorës, Dhimitraq Furxhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057