INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh në Shqipëri/ Dy persona sajojnë një atentat për të marrë azil

Ndodh në Shqipëri/ Dy persona sajojnë një atentat për të marrë azil

Publikuar më: 13:18 04-06-2019

Një automjet u qëllua me breshëri plumbash në 12 maj në autostradën Vlorë-Levan. Ngjarja e konsideruar si atentat, sipas policisë ishte e gjitha e sajuar për të përfituar azil.

Tre javë pas ngjarjes, policia arriti që të zbardhet të gjithë dinamikën duke arrestuar edhe dy protagonistët.

"Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V, 51 vjeç, në bashkëpunim me vetë shtetasin  R.A. 24 vjeç, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike", sqaron policia.

Të dy shtetasit janë ndaluar nga policia dhe materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492