INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet: 3100 shqiptarë braktisën shtëpinë në 2016

Përmbytjet: 3100 shqiptarë braktisën shtëpinë në 2016

Publikuar më: 13:15 07-09-2017

Gjatë viteve të fundit vendi ynë është prekur çdo vit nga përmbytjet, të cilat kanë lënë pas dëme të mëdha materiale. E ndërsa jemi në prag të stinës së dimrit, Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të brendshme ka bërë publike disa të dhëna mjaft domethënëse. Bëhet fjalë për braktisjet e banesave nga qytetarët për shkak të fatkeqësive natyrore. Numri është shumë i lartë, dhe vetëm për vitin 2016 janë plot 3100 qytetarë shqiptarë që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore. Këtë të dhëna janë publikuar nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme, e cila në bashkëpunim me Këshillin Norvegjez të Refugjatëve ka bërë të mundur analizimin e situatës në terren. Ky studim është kryer në disa shtete, si ato të prekura nga fatkeqësitë natyrore, por dhe në ato që janë në konflikt. Ndërkohë një tjetër panoramë vërehet në vendet fqinjë. Sipas kësaj qendre në Maqedoni, përgjatë vitit që lamë pas është regjistruar në numër shumë herë më i ulët zhvendosjes krahasuar me vendin tonë. Zhvendosjet në fakt në Maqedoni janë bërë për shkak të konflikt dhe jo për arsye të fatkeqësive natyrore,. Nga të dhënat e publikuar nga qendra e monitorimeve në vitin 2016 në Maqedoni janë bërë 150 zhvendosjesh në total, dhe këta kryesisht shqiptarë. Qendra thotë se zhvendosja e tyre është bërë për shkak të konflikteve të brendshme. Ndërsa në studimin e kryer nga Këshilli Norvegjez i Refugjatëve rekordin zhvendosjeve në botë e mban Kongoja,ku në 93% të rasteve dhe arsye është dhuna.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998