INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten 3 shkolla në Tiranë

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten 3 shkolla në Tiranë

Publikuar më: 10:03 24-09-2019

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në kryeqytet, 3 shkolla janë përmbytur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një postimi në facebook.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.” shkruan Shahini.

bessssaaa.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562