INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizat për në SHBA, ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm [FOTO]

Vizat për në SHBA, ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 23:57 25-01-2018

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për vizat. Më anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.
Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën. Ambasada Amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

Sqarimi i ambasadës
Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545