INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Viti i Skënderbeut”, kryeministri Rama jep këtë lajmërim

“Viti i Skënderbeut”, kryeministri Rama jep këtë lajmërim

Publikuar më: 20:45 16-01-2018

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitet organizuar në Pallatin e Kongreseve. Në këtë aktivitet kryeministri, deklaroi se figura e Skënderbeut, ka qenë më e larta e historisë dhe ka qenë emancipuese.

“Viti i Skëndërbeut, jubilar për të gjithë shqiptarët. Skënderbeu është një histori suksesi. Për vetë heroin tonë ka një dashuri të madhe kudo në botë. Ai është një figurë themelore për të gjithë shqiptarët. Në këtë hapësirë në këto ditë ndoshta nuk mund të ekspozohet gjithçka, unë them një shprehje latine “venite e vedrete” (ejani dhe shihni).

Nuk mund të lë pa përmendur që sot 150 arbëresh kanë ardhur në tokën mëmë për të kujtuar figurën më të lartë të historisë. Shumë prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, pasi po mundohemi që të ngjisim copëzat e pasqyrës së thyer të Skënderbeut. Të gjithë së bashku ne do i presim të gjithë arbëreshët, që sjellin këtu komunitetin e tyre. Në samitin e diasporës, në nëntor do të sjellë të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut kudo që janë,” u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764