INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Victoria Beckham dhe Meghan Markele shoqe të ngushta?

Victoria Beckham dhe Meghan Markele shoqe të ngushta?

Publikuar më: 16:21 12-12-2017

Meghan Markele së fundmi është transferuar në Londër. Ajo zhvendos për një arsye shumë të thjeshte dhe të bukur njëkohësisht, që të qëndronte pronë Prince Harry-it. Aktualisht ajo jeton në Kensington Palace.

Por, vështirësia e saj e radhës është vazhdimi i një jetë të re. Pse do thoni ju? Sepse më parë ajo jetonte në Toronto ndërsa tani ajo jeton në Britani.

Si të gjitha gratë në botë që duhet të fillojnë jetën nga fillimi në një qytet tjetër, ajo e gjeti veten duke kërkuar një numër të tërë adresash të reja dhe personazhesh të besueshme. Me pak fjalë, me siguri nuk mund të vazhdojë të presë flokët në Toronto, apo jo? Victoria Beckham i parapriu nevojës së saj, që sipas disa burimeve i ka dhënë një listë specialistësh të ardhurës së re, të gjitha të testuara dhe miratuar në lëkurën e saj, shkruan Daily Mail.

“Ato i shkruajnë rregullisht njëra tjetrës dhe po forcojnë marrëdhënien e tyre, pasi Victoria i tha Meghanit të vizitojë Sarah Chapman, e cila sipas saj është vendi më i mirë për trajtimet e fytyrës. Ajo i besoi dhe e vlerësoi këshillën. Tani po mendon të provojë të njëjtën parukiere të Viktorias për periudhën e Krishtlindjeve”- vazhdon DaliyMail.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607