INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për gjuhën shqipe, Bushati: Gur themeli për të ardhmen e Maqedonisë

Vendimi për gjuhën shqipe, Bushati: Gur themeli për të ardhmen e Maqedonisë

Publikuar më: 18:07 11-01-2018

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është mirëpritur edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në një postim në Facebook ai shprehet se kjo është një arritje e rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Postimi i Plotë

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese dhe hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të Maqedonisë.

Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat europiane.

Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracisë, respektit dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur.

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443