INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Metës bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, Rama vijon fushatën elektorale, ja ku do të jetë sot!

Vendimi i Metës bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, Rama vijon fushatën elektorale, ja ku do të jetë sot!

Publikuar më: 08:15 09-06-2019

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi pasditen e djeshme dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019.

Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Vendimi i kreut të shtetit në Shqipëri nuk po bën bujë vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare. Media si "Euronews, “New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta.

nek.png

 

Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangjen e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

Por edhe pse Presidenti Ilir Meta tha se do të anulojë datën e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale. Kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytetet.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi do të jenë në kryeministri kur do të kenë në mesditë një takim me të gjithë juristët e PS të angazhuar në procesin zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502