INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama thumbon Ilir Metën nga Çorovoda

Edi Rama thumbon Ilir Metën nga Çorovoda

Publikuar më: 12:05 08-06-2019

Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar takimin e fushatës në Çorovodë. Në këtë takim ai ka përmendur dy herë Presidentin Ilir Meta.  “Ia di për nder Ilir Metës që më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve, nuk e kisha parë ndonjëherë. E di shumë mirë çfarë potenciali ka kjo zonë, e di se sa strategjike është edhe rruga Berat-Përmet e cila duhet të përfundojë sa më parë”, tha Rama.
Ndërsa herën e dytë më shumë si përmendje nderi, u duk se Rama thumboi Presidentin për bashkëqeverisjen 4-vjeçare me të. “Do të vij padiskutim sërish këtu, sepse thash është një nga perlat e këtij vendi. Më vjen shumë mirë që bashkë me Ilirin i kemi bërë reklamë kanionëve kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar se si bëhet rafting kështu që e bëj dhe pa shoqërues”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në këtë takim kryeministri ka sqaruar atë që ka deklaruar me kohë. Ai tha se në rast se cenohen votimet më 30 qershor hyrja në BE dhe SHBA do i ndalohet së pari nxitësve të trazirave, duke nënkruptuar krerëve të opozitës.
“Kjo nuk do të fillojë nga këta, por nga ata kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë, e bëjnë thirrje për përmbysje, e bëjnë thirrje për vullnetin e sovranit, që do çojnë deri në fund revolucionin e tyre imaginar. Kush nuk e beson këtë, le ti bëjë një telefon plakut, e ti thotë ‘Ore është e vërtetë që ndodh kështu kur bën zarare?’ Le të dëgjojë çfarë do thotë plaku, e nëse plaku thotë JO, atëherë më pyesni mua se jua sqaroj unë edhe për plakun”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0027439594268799