INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadori i BE përgjigje të dytë Ilir Metës për reformën në drejtësi

Ambasadori i BE përgjigje të dytë Ilir Metës për reformën në drejtësi

Publikuar më: 09:53 24-05-2019

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur edhe sot gjatë për rëndësinë e reformës në drejtësi dhe standardet mbi të cilat zbatohet ajo.

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se reforma në drejtësi po zbatohet në shkelje të ligjit dhe kjo sipas tij nuk është një drejtësi europiane. Ai kritikoi dhe misionin e BE-së në Tiranë, Euralius.
Por ambasadori i BE-së ndan mendim tjetër. Në një aktivitet me shoqërinë civile ai u shpreh se, “Kjo reformë ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyç sot është që t’ju inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar”.

Ambasadori, ndryshe nga kreu i shtetit, tha se reforma po zbatohet në përputhueshmëri të plotë me Kushtetutën. “Çdo qytetar të refuzojë që të japë apo marrë ryshfet. Shumica e shqiptarëve janë për reformën dhe duan të shihin rezultatet. Është arritur një përparim i madh përsa i përket integritetit si në vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin, reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme, të gjitha institucionet shqiptare duhet ta mbështesin atë”, deklaroi ai, duke shtuar se, “Ne nuk duhet të harrojmë çmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi është përparësi për cdo politikan, arsyeja për t'u bashkuar dhe jo për t'u ndarë". 

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557