INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpiket roboti që ka fuqi të tërheqi një avion [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 24-05-2019

Një robot katërkëmbësh, në gjendje të tërheqë një miniaeroplan prej tre tonësh, është shpikur në Itali.

Roboti i quajtur HyQReal është dizenjuar për të ndihmuar njerëzit në situata emergjente, si tërmetet dhe zjarret.

Roboti u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin (ICRA 2019) që po zhvillohet në Kanada.

“Tërheqja e një avioni na ka mundësuar të tregojmë fuqinë e robotit, pavarësinë energjetike dhe të nxjerrë në pah një dizajn që është i përshtatshëm për përdorimet e tij. Ne donim të provonim diçka që nuk ishte bërë kurrë më parë dhe javën e kaluar ia arritëm”, komentoi Claudio Semini, i cili udhëhoqi grupin IIT.

Prototipi, 0,9X1,33 metra dhe që peshon 130 kilogram, në fakt u testua në terren në sajë të mbështetjes së aeroportit të Gjenovës, ku demonstroi gjithë fuqinë e tij duke tërhequr një avion pasagjerësh.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594