INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, ja sa do të gjobiteni nëse e lini qenin në ballkon

Kujdes, ja sa do të gjobiteni nëse e lini qenin në ballkon

Publikuar më: 10:40 09-06-2019

Gjobë deri në 500 euro për të gjithë ata që lënë qenin në ballkon për shumë orë në ditë.

Një masë e tillë është ndërmarrë në Verona, Itali ku fenomeni, konsiderohet shqetësuese vecanërisht tani në stinën e verës. E nëse qeni lihet jashtë shumë orë pronari itij do të ndiqet penalisht duke u akuzuar për abuzim.

"Rregullorja komunale kërkon që ne të kontrollojmë mirëqenien e kafshës, duke kontrolluar gjendjen e saj shëndetësore, mundësinë për të pasur ujë, ushqim dhe hapësira të pastra.

Një ballkon 1 metër  sigurisht që nuk është i përshtatshëm. Për këtë qëllim çdo ditë ka shumë raporte për situata jashtë kontrollit dhe kështu ne kemi trajnuar katër oficerë policie, të cilët tani janë të specializuar për mbrojtjen e kafshëve” bëjnë me dije për mediat zyrtarë të komunës.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982