INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Misioni Mbaroi'. Foto prekëse, qeni i Bush nuk largohet nga arkivoli

'Misioni Mbaroi'. Foto prekëse, qeni i Bush nuk largohet nga arkivoli

Publikuar më: 10:40 03-12-2018

Në ceremoninë për nder të ish-presidentit të SHBA, George H. W. Bush ka tërhequr vëmendjen një foto që ka bërë xhiron e rrjeteve dhe ka prekur shume njerëz. Bëhet fjalë Sully  qenin labrador që ka punuar me të ndjerin George H.W. Bush. Ai është fotografuar shtrirë pranë arkivolit të ish-presidentit, ndërkohë që zëdhënësi i Bush ka bërë të ditur se ai do të jetë pjesë e fluturimt për ceremoninë e fundit në Hjuston të Teksasit.  Jim McGrathpublikoi një imazh të Sully pranë arkivolit të Bush të dielën me përshkrimin: "Misioni përfundoi". Silly, një qen shërbimi shumë i trajnuar, do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranë të tjerë dhe do shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, lajmëroi ish presidenti George W. Bush në një post Instagram. "Ne do të na mungojë shumë por ngushëllohemi duke e ditur që do sjellë të njëjtin gëzim në  shtëpinë e tij të re, Walter Reed,"-shkroi Bush. Sully mund të kryejë një listë prej dy faqesh me komanda, duke përfshirë përgjigjjen në telefon dhe marrjen e artikujve.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873