INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj konfirmon rikandidimin për kryebashkiak të Tiranës

Veliaj konfirmon rikandidimin për kryebashkiak të Tiranës

Publikuar më: 16:09 19-03-2019

Erion Veliaj konfirmoi se ai do të garojë për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kandidatura e tij do të shpallet të shtunën, në Kongresin e Partisë Socialiste. 

“Mezi e pres që të fillojmë këtë mandat të dytë, me projekte të reja, por dhe me gjëra që kemi mësuar si t’i bëjmë më mire. Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”, tha Erion Veliaj për "Top Channel". 

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674