INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e rëndë ekonomike, Rouhani: Mallkoni SHBA-të, Izraelin e Arabinë

Situata e rëndë ekonomike, Rouhani: Mallkoni SHBA-të, Izraelin e Arabinë

Publikuar më: 17:22 19-03-2019

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, kërkoi nga iranianët që “të mallkojnë” Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Sadite për gjendjen e rënduar ekonomike në vend

Rohani ka fituar pushtetin në vitin 2017, duke premtuar rritje ekonomike dhe marrëdhënie më të hapura me botën.

Por, kriza ekonomike ka bërë që kritikët të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Rouhani tha se sanksionet e SHBA-së kanë krijuar vështirësi, duke dobësuar monedhën iraniane dhe duke rritur inflacionin.

“Mallkojini ata që e kanë krijuar situatën e tillë”, tha Rohani, duke shtuar se “SHBA-ja, Izraeli dhe Arabia Saudite duhet të fajësohen” u shpreh presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0038862228393555