INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më divorce sekrete, me një mesazh në telefon mëson të vërtetën…

Jo më divorce sekrete, me një mesazh në telefon mëson të vërtetën…

Publikuar më: 14:30 06-01-2019

“Tashmë jeni të divorcuara” është ky mesazhi që do u dërgohet grave në Arabinë Saudite duke i dhënë fund fund praktikës së deritanishme të të mosnjoftuarit të grave në raste divorci.

Duke nisur nga kjo e diel, gjykatave do t’iu kërkohet të njoftojnë gratë përmes një mesazhi SMS në telefonat celularë, mbi vendimet që konfirmojnë divorcet e tyre.

Avokatet lokale thonë se masa e re do t’u japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, në të cilat meshkujt mund të zgjedhin t’i japin fund martesës së tyre pa ua thënë këtë bashkëshorteve të cilat e merrnin vesh më vonë se ishin divorcuar

Direktiva e re do të garantojë që gratë të jenë tërësisht të informuara mbi statusin e tyre martesor, e sigurisht të mund të mbrojnë të drejtat për mbështetje financiare.

Vitin e kaluar, në Arabinë Saudite u hoq ndalimi disa dekadësh që nuk i lejonte gratë në timon. Megjithatë,ato vijojnë të jenë subjekt i ligjeve të mbikëqyrjes nga meshkujt.

Gratë saudite, ende edhe sot nuk mund të bëjnë shumë gjëra, pa miratimin e një mbikëqyrësi mashkull, zakonisht bashkëshorti, babai, vëllai apo djali.

Mes tyre, për shembull, është aplikimi për pasaportë, udhëtimi jashtë vendit, martesa, hapja e një llogarie bankare, nisja e disa bizneseve të caktuara, kryerja e operacioneve kirurgjikale për qëllime estetike, apo largimi nga burgu.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771