INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj ka një pyetje për qytetarët: A ta shtyjmë ditën e verës në datë tjetër?! [FOTO]

Erion Veliaj ka një pyetje për qytetarët: A ta shtyjmë ditën e verës në datë tjetër?! [FOTO]

Publikuar më: 13:13 10-03-2019

Dita e verës, 14 marsi, sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi.

Kjo mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars, pra të dielën kur dhe moti pritet të rikthehet i ngrohtë dhe me diell.

“Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!
Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!
Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t'i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?
E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.

lalieri.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0043301582336426