INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat e opozitës ‘shkojnë’ në Athinë

Protestat e opozitës ‘shkojnë’ në Athinë

Publikuar më: 13:06 10-03-2019

Opozita ka zhvilluar protestë edhe në Greqi. Një grup prej gati 40 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi po protestojnë jashtë ambasadës shqiptare në Athinë, për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës.

Protestuesit janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe nëpërmjet kësaj proteste kërkojnë rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Protesta e madhe e radhës e opozitës në Shqipëri është më 16 mars. Deri në këto momente nuk ka detaje rreth mënyrës së zhvillimi të saj por opozitarët janë duke trokitur derë më derë, për t’i ftuar qytetarët për tubimin e radhës.

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498