INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veç shqiptarëve edhe serbët duan të braktisin vendin…

Veç shqiptarëve edhe serbët duan të braktisin vendin…

Publikuar më: 16:04 19-10-2018

Një studimi i organizatës Serbia 21 ka dalë në rezultatin se një e pesta e qytetarëve serbë dëshirojnë të largohen nga vendi. Standardet e jetesës dhe mosfunksionimi i shtetit janë motivi kryesor përse qytetarët duan të largohen. DW shkruan se shumica e atyre janë të rinj. 

“34 për qind e të rinjve në moshën 18 deri në 29 vjeç mendojnë që të largohen nga vendi, ndërsa në total 450.000 njerëz duan të largohen. Pothuajse gjysma e atyre që duan të largohen mendojnë një largim të përhershëm dhe e gjitha kjo është si një pasqyrë për vendin, ku jetojnë këta qytetarë aktualisht. Qytetarët serbë janë të zhgënjyer për më shumë gjëra dhe do të ishte e padrejtë të thuhej se paratë dhe standardi më i mirë i jetesës është i vetmi motiv për ta braktisur Serbinë. Ndonëse mundësitë materiale përmenden si arsyeja kryesore, sikurse rezulton edhe në këtë hulumtim. Megjithatë tek qytetarët ka një mosbesim të lartë në institucionet shtetërore dhe në funksionimin e shtetit,” citon DW.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416