INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kryeministrja serbe Brnabiç: “Çdo dialog është i shkëlqyeshëm”

Kryeministrja serbe Brnabiç: “Çdo dialog është i shkëlqyeshëm”

Publikuar më: 12:38 01-09-2017

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç,ka shprehur bindjen se \"çdo dialog është i shkëlqyeshëm\" dhe se Serbia, në takim me Kosovën në Bruksel, ka hyrë me vizione dhe siguri të reja. Në këtë kontekst, ajo tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm. \"Mendoj se kjo nismë është përshëndetur në Bruksel\", tha Brnabiq për Radio-Televizionin e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Brnabiç përsëriti se qëndrueshmëria rajonale është një nga prioritetet e Qeverisë së Serbisë, sepse pa të \"nuk ka prosperitet afatgjatë\". Pas takimit të enjten në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se janë hapur bisedimet për marrëdhëniet afatgjata të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.