INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Medreseja nën akuzë! Dyshime për ngacmime seksuale të vajzave

Medreseja nën akuzë! Dyshime për ngacmime seksuale të vajzave

Publikuar më: 16:28 19-10-2018

Ngacmimet seksuale nëpër shkolla janë kthyer në një problem serioz në të gjitha vendet e botës. Po së fundmi janë ngritur dyshime dhe për shkollat fetare. Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë “Alauddin” ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.
“Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë”, ka thënë ai.
Akuzat për ngacmime seksuale i ka ngritur teologu Emin Bajrami, i cili pretendon se në ngacmime seksuale janë përfshirë dy profesorë të Medresesë. Në një reagim para disa ditësh Medreseja ka thënë se këto “janë shpifje e gënjeshtra”.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541