INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Italia drejt largimit nga BE, çfarë thonë sondazhet

Edhe Italia drejt largimit nga BE, çfarë thonë sondazhet

Publikuar më: 16:30 19-10-2018

Ndoshta edhe Italia është në hapat e Britanisë e cila gjatë një referendumi ka votuar për të qënë jashtë Bashkimit Europian, një proces i njohur si Brexit. 

Në kulmin e tensionit brenda BE-së, Italia rezulton të jetë më shumë euroskeptike sesa ishte imagjinuar më parë pasi një sondazh i ri zbuloi se shumica e italianëve duan të shohin vendin e tyre të dalë nga blloku 28-anëtarësh.

Sipas një sondazhi të opinionit të komisionuar nga eurobarometri i Brukselit, vetëm 44% e italianëve do të votonin për të qëndruar në BE.

Presidenti i Parlamentit të BE Antonio Tajani i bëri thirrje bllokut të forcojë përpjekjet për të bindur shtetet anëtare për rëndësinë e mbetjes si anëtar i BE.

Të nxitur nga partia e “Lega Nord” e Matteo Salvinit, që qëndron kundër emigracionit, italianët janë bërë gjithnjë e më të pakënaqur me atë që ata e shohin si dështimi i BE-së për të marrë pjesën e vet të barrës në shpëtimin dhe strehimin e emigrantëve që vijnë nga Mesdheu.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994