INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngacmohen seksualisht nga drejtori i shkollës dy nxënëse nga Berati

Ngacmohen seksualisht nga drejtori i shkollës dy nxënëse nga Berati

Publikuar më: 09:17 25-05-2017

Y.H, 59 vjeç, banues në Berat, që është dhe drejtori i një shkolle u arrestua nga policia.
59 vjeçarit i është ngritur një akuzë nga dy nxënëse për ngacmimit seksual ndaj tyre.  Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Ngacmim seksual" dhe "Shpërdorim i detyrës". Po ky s’është rasti i vetëm, pasi rreth tre javë më parë një tjetër mësues i një shkolle në Kashar, Hasan Martani u arrestuar pas një denoncimi për ngacmime seksuale të një nxënësje të tij në shkollën 9 – vjeçare “Mustafa Lleshi” dhe aktualisht ai është në burg. Prindërit e vajzës nga Kashari dhe vetë ajo pretendojnë se ngacimimi ka ndodhur në tualetin e shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592