INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet gjyqtari “romantik” Çobo

Dënohet gjyqtari “romantik” Çobo

Publikuar më: 09:10 18-04-2017

“Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??, “Pjesë e miqësisë sime janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë( vertikal).... “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është Dashuria!".
Këto por dhe qindra mesazhe të tjera në adresë të një klienteje kanë fundosur Shyqyri Çobon.
Gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo, nuk ia ka dalë të rrëzojë në Apelin e Krimeve të Rënda dënimin e tij për “korrupsion”. Kjo gjykatë thotë se ai ka kërkuar favore seksuale një gruaje 30-¬vjeçare, palë në një proces të gjykuar prej tij, në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj.
Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë më 9 janar 2017 nga Shkalla e Parë për të. Në këtë gjykatë ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua, duke e lënë gjyqtarin në Shërbim Prove për një periudhë 18¬ mujore. Po ashtu, atij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 5¬vjeçare.
“Ai e kreu veprën penale në formën e kërkimit të përfitimit të padrejtë, favorit seksual, nga e dëmtuara, palë në proces, duke marrë përsipër kryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij dhe, konkretisht dhënien e vendimit gjyqësor në favor të saj”, argumentonte Apeli në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta.
Vendimi nxjerr në dritë SMS të papublikuara më parë, të dërguara nga gjyqtari drejt numrit të 30¬-vjeçares. Në përmbajtjen e mesazheve, përmes të cilave gjyqtari i kërkonte asaj favore seksuale, nuk janë kursyer dhe citate nga Kurani, shkrimtarë dhe psikanalistë.

Article Logic
Execution time: 0.0046610832214355