INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkoi favore seksuale në këmbim të divorcit, KLD pezullon gjyqtarin Shyqyri Çobon

Kërkoi favore seksuale në këmbim të divorcit, KLD pezullon gjyqtarin Shyqyri Çobon

Publikuar më: 13:04 08-07-2016

Shyqyri Çobo është pezulluar nga detyra. Është Këshilli i Lartë i Drejtësisë ai që ka marrë këtë vendi këtë të premte. Vendimi i KLD erdhi pas kërkesës së Prokurorisë të Krimeve të Rënda, e cila pezulloi nga detyra gjyqtari Shyqyri Çobo, pasi rezultoi se ka shpërdoruar detyrën duke kërkuar favore seksuale nga një 32-vjeçare. Sipas prokurorisë, ishte shtetësja I.T nga Berati që ka kallëzuar në polici gjyqtarin për ngacmim seksual. 32-vjeçarja kishte depozituar në gjykatën e Beratit një kërkesë për t’u divorcuar nga i shoqi, por këtu ka nisur dhe tmerri i saj me drejtësinë, ku gjyqtari i çështjes Çobo në vend të drejtësisë i ka kërkuar favore seksuale. Nga hetimet rezultoi se qytetarja është takuar me gjyqtarin jashtë orarit të punës dhe ambienteve të gjykatës. Ajo ka deklaruar para hetuesve se e ka takuar pasi kishte frikë se ai s’do t’i jepte divorcin me të shoqin.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674